Ky është reagimi i Visar Dermakut pas publikimit të lajmit për rrahjen e tij

Aktuale

Ky është reagimi i Visar Dermakut pas publikimit të lajmit për rrahjen e tij

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 10:01
Visar Dermaku

Pas lajmit për rrahjen e tij, humoristi Visar Dermaku ka reaguar në faqen e tij të Facebook-ut, duke thënë se është më i fortë se kurrë dhe se rrahja nuk i ka bërë asgjë.

Dërmaku që njihet me nofkën e humorit “Gani Gërmia” pas publikimit të lajmit ka shkruar:” Më i fortë se kurrë “Gani Gërmia”, në profilin e tij në Facebook.

Dje, humoristi Visar Dërmaku besohet se është rrahur nga një kushëri i largët i Bajram Kosumit.

Visar Dërmaku, i njohur ndryshe si “Gani Germia”, me satirat e tij është rrahur tepër keq dhe në pabesi.

Burimet e medias mësojnë se personi që e ka rrahur gazetarin Dërmaku është kushëri i largët i Bajram Kosumit, Rigzon Kosumi, i cili është djali i diplomatit të Kosovës në Austri, Isa Kosumi.

Arsyeja e rrahjes nuk dihet, por është një lloj kurthi që i është bërë gazetarit Dërmaku.

Dërmaku ka thënë se nuk ka dashur ta bëjë të madhe këtë punë, por që foto e tij është shpërndarë nga njerëz të afërt të tij.

“Më kanë tradhtuar njerëzit që ua kam çu foton në Facebook”, ka thënë ai për redaksinë tonë.

Tutje, Dërmaku ka treguar edhe si ka ndodhur rasti.

“Personi në fjalë ka ardhur me bo foto me mu, si një fans dhe mandej ai ka ardhur në lokal ku kam shkuar unë”, tregon Dërmaku.

“Pastaj më ka ndjekur edhe në momentin kur kam dalë nga lokali dhe kur kam qenë i vetëm me ka sulmuar fizikisht”.

Gazetari satirist, Visar Dërmaku, momentalisht punon në portalin Reporteri. Ky rast nuk ka të bëjë me punën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat