Thaçi e filloi me “duar në xhepa” dialogun Kosovë - Serbi

Aktuale

Thaçi e filloi me “duar në xhepa” dialogun Kosovë - Serbi

Nga: M.H Më: 12 gusht 2019 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Profesori i njohur, Binak Maxharraj në një prononcim për “Bota sot” tregoi historinë që Kosova përjetoi e që ishte një ndër zullumet më trishtuese dhe se serbët fshinë çdo gjë që hasi përpara. Maxharraj, nuk la pa përmendur edhe fatin e të pagjeturve që po mbetë ende një ndër temat më pak e trajtuar nga vendi jonë.

Profesori, kritikon Presidentin e vendit duke ia përmendur tetë vitet të dialogimit dhe frikën e tij për të marrë iniciativën për ti vënë kusht Serbisë.

“Thaçi për tetë vite të dialogimit as qe ka guxoftë ta përmend, nuk është dashtë as te niset dialogu pa zbardhjen e fatit te të pagjeturve dhe shumë kushteve tjera që ky kotosh i Drenicës as që ka pas guximin dhe kurajën ti përmend e le më ta kushtëzoi Serbinë, kurse Serbia do me një taksë të zakonshme dhe hiq të rëndësishme e ndali dialogun dhe e alarmoi krejt botën duke e bë fajtore Kosovën”, u shpreh Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Pati, edhe shumë të zhdukur, nuk ju dihej fati se ku janë sepse shumë nga te vrarët i kishin bartë për ne Serbi për te ua “humbë fijen, tha Maxharraj, por që shteti nuk është duke bërë asgjë në drejtim të kësaj teme. “Me vite me radhe shumica prej tyre janë gjetë nëpër varreza masive dhe bazene, liqene te Serbisë. Por është edhe një numër kogja i madh mbi 1800 veta të pa gjetur, për te cilët hala nuk dihet asgjë për ta. Dhe çuditërisht askush, as shteti nuk ju del në ndihmë.

Kryeministri i atëhershëm dhe Presidenti i Kosovës ia nisi dialogut me duar në xhepa, pa kurrfarë verisioni, pa kurrfarë qëllimi, thjeshtë ia nisi dialogut mbrapsht. Kosova që e kishte në dorë Serbinë në këtë dialog, sepse krejt argumentet ishin në anën e sajë, ngadalë duke lëshu pe e lejoj Serbin ti merr frejtë e këtij dialogu dhe tani po luan me Kosovën, bile edhe duke u bë si gjynahe se sikur ajo është viktimë e jo agresore”, tha Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat