Breshëria me kallashnikovë – Fillon hetimi ndaj mbrojtjes së afërt të Ramush Haradinajt

Aktuale

Breshëria me kallashnikovë – Fillon hetimi ndaj mbrojtjes së afërt të Ramush Haradinajt

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:14
Ramush Haradinaj

Një festë e cila u shoqërua me të shtëna armësh e rafalë kallashnikovësh para syve të vëllezërve Haradinaj, Ramush e Daut Haradinaj po hetohet nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Festa e cila ndodhi në komunën e Deçanit, për mbrojtjen më të afërt të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj tashmë veçse u kthye në hetim për mos reagim ndaj situatës.

Kështu kanë bërë të ditur burime mirë të informuara nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas këtij burimi, hetimi ndaj mbrojtjes më të afërt të Haradinajt ka të bëj me arsyetimin e mos reagimit të tyre ndaj personave të cilët shihen duke shtënë në ajër me kallashnikovë e revole.

Gjatë ditës së djeshme në një video të publikuar shihet se si disa persona nga atmosfera e krijuar nga këngët patriotike, të Ramush Haradinajt gjuanin rafalë me armë ndërsa plumbat fluturonin mbi kokën e deputetit Daut Haradinaj dhe pjesëmarrësve në ahengun e organizuar me rastin e Ditës së Çlirimit të komunës së Deçanit.

Nën breshërinë e armëve, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ia kishte thënë këngës së tij të preferuar “O moj Kosovë, o moj bukuroshe…”, gjatë një kremte të organizuar në Deçan.

Derisa kreu i Qeverisë provonte talentin e tij prej këngëtari, ai shoqërohej me të shtëna revolesh e kallashi nga të pranishmit.

E tërë ngjarja kishte ndodhur më 26 qershor, të këtij viti, në të ashtuquajturën “Bjeshkën e Bellës” në komunën e Deçanit, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit të kësaj komune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat