Rexhep Selimi: Ky person po punon që të mos ketë zgjedhje

Aktuale

Rexhep Selimi: Ky person po punon që të mos ketë zgjedhje

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:19
Rexhep Selimi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi i ftuar në Frontal në T7 ka shprehur dyshimet e tij se vendi do të shkoj në zgjedhje.

“Kam dyshime që do të shkojmë në zgjedhje pasi partitë në pushtet nuk janë në ditët më të mira të tyre, por fakt është që të gjitha partitë janë takuar që janë të gatshme për zgjedhje. Ka edhe parti që deklarohen për zgjedhje e nuk janë të gatshme” ka thënë Selimi.

Për këtë Selimi ka thënë se po punon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“LVV ka kërkuar që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme, është mirë që kjo qeveri nuk ka shkuar deri në fund. Sa ma shpejt që shkojmë në zgjedhje aq më shumë fiton Kosova. Kas pasur tendenca që të kërkohet të krijohet një qeveri brenda kësaj legjislature, këto tendenca janë të presidentit Thaçi, pasi ai ka plane me Vuçiqin”, ka shtuar Selimi.

Selimi ka thënë po ashtu se LVV do të futet në zgjedhje për të dalë e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat