Besatohen Vëllezërit Haradinaj!

Aktuale

Besatohen Vëllezërit Haradinaj!

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:27
Vëllezërit Haradinaj!

Vëllezërit Haradinaj e kanë shfrytëzuar këtë ditë pushimi që të ikin nga të nxehtit. Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, deputeti Daut Haradinaj, dy vëllezërit e tjerë, Frashëri dhe Vetoni, si dhe nipi i tyre, djali i dëshmorit të kombit, Shkëlzen Haradinaj, Luani.

Në fotografitë e publikuara në Facebook nga Daut Haradinaj, vëllezërit shihen së bashku, në bjeshkën e Shtedimit.

Haradinajt njihen si dashamirës të alpinizmit. Javën e kaluar, kryeministri Haradinaj për katër ditë kishte ecur mbi 80 kilometra, duke i vizituar majat më të larta shqiptare.

Po ashtu në Shtedim me vëllezërit Haradinaj ka qenë edhe djali i axhës, Bujari. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat