Zemaj për koalicionin PAN: Qeveri e përbërë me banda, njerëz primitiv, të padijshëm e të korruptuar

Aktuale

Zemaj për koalicionin PAN: Qeveri e përbërë me banda, njerëz primitiv, të padijshëm e të korruptuar

Nga: V.R Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:39
Armend Zemaj

Një mori akuzash ka lëshuar Armend Zemaj, deputet i LDK-së për anëtarët e koalicionit PAN, duke i quajtur të padijshëm, të korruptuar dhe pjesëtarë të bandave.

Ai, ka thënë se Kosova po izolohet nga ky mentalitet qeverisës.

Postimi plotë i tij:

 Qytetarëve të Kosovës nuk ju nevojitet një qeveri me njerzë të korruptuar dhe pjesë e krimit të organizuar, individ me mentalitet bandash e primitiv,

të pashkolluar e të padijshëm.

Kosova po izolohet nga ky mantalitet qeverises, subjektiviteti i brendshëm po dobësohet, Kosova po humb njohjet ndërkombëtare që me mund dhe përkrahje të miqëve u siguruan.

Kosova si ka borgj askujtë që t’i rrijë në qafë.

Andaj sot e neser të gjithë pa dallim, ata që jetojnë e veprojnë këtu, bashkëqytetaret tanë që janë në diasporë të bashkohen për ndryshimin e madhë, për shpresen dhe besimin për Kosoven tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat