Bajrami thotë se në NISMA nuk ka Bajram: Jemi në terren, s’ka pushim - Bota Sot
Bajrami thotë se në NISMA nuk ka Bajram: Jemi në terren, s’ka pushim

Aktuale

Bajrami thotë se në NISMA nuk ka Bajram: Jemi në terren, s’ka pushim

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 18:50
Valdete Bajrami

Anëtarja e Kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Valdete Bajrami, ka thënë se këto ditë nuk ka pasur festë për ta duke shtuar se po zhvillojmë takime me qytetarë mbarë vendit.

“Jemi në terren nuk ka pasë pushim. Kohëve të fundit jemi në terren. Dega e Gjilanit po fuqizohet, ka pasë aderim sikur në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, në të gjitha qytetet e mëdha”, ka thënë Bajrami.

Ajo në Info Magazine ka thënë se çdo herë kanë qenë të gatshëm për zgjedhje, sikurse që janë edhe tash sipas saj.

“Nisma ka qenë e gatshme dhe në këtë moment jemi të përgatitur. Nisma do të dalë edhe më e fuqishme sesa në zgjedhjet e kaluara. Është frymë që po përqafohet nga qytetarët. Vazhdimisht kemi punuar më aktivistët tanë. Fryma që po përçon kryetari Fatmir Limaj te qytetarët i duhet vendit. Këto dy vjet jo vetëm që Nisma është rrit, por puna e bërë në Qeveri është shembull për të gjithë të tjerët që është bërë përmes ministrave tanë. Vendimet e tre ministrave tanë në qeveri kanë ndikuar në përmirësimin e jetës së qytetarëve”.

“Vazhdimisht jemi në takim me anëtarët dhe kryesitë dhe mendimi i tyre është që të shkojmë vet në zgjedhje. Shumë palë zgjedhje kemi kaluar dhe kemi dalë më të fuqishëm çdoherë. Ka pasë periudha që kanë dëshmuar se Nisma është faktor – Nisma është faktor pa të cilën nuk mund të merren vendime të mëdha. Në zgjedhjet e kaluara kemi pasë tetë deputetë. Synimi ynë është të kemi dhjetë, por shpresoj që qytetarët të vendosin që ta bëjnë ndryshimin”.

Për mundësinë e bashkëpunimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme ajo ka theksuar se si subjekt politik janë të përshtatshëm për të gjitha partitë, duke e dhënë edhe arsyen për këtë.

“Gjuha e Limajt është e pranueshme për të gjitha partitë sepse të gjithave partive u kemi qëndruar në fjalë. Nuk kemi mospreferencë të bashkëpunimit me AAK. Strukturat janë ato që vendosin për bashkëpunim. Limaj  është i vetmi lider që e ka mbajtur fjalën ndaj partnerëve”.

“Për vijat e kuqe, nuk flitet për koalicion me PDK-në. Qëndrimi i Limajt ka qenë që të japim mundësinë Nisma për të shkuar vetëm në zgjedhje. Koalicion parazgjedhor nuk do të ketë me PDK-në, ky është qëndrimi i tij”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...