Pse Rexhep Selimi po e godet fuqishëm Ramush Haradinajn? Që e quajti rrenc apo ka diçka më shumë? - Bota Sot
Pse Rexhep Selimi po e godet fuqishëm Ramush Haradinajn? Që e quajti rrenc apo ka diçka më shumë?

Aktuale

Pse Rexhep Selimi po e godet fuqishëm Ramush Haradinajn? Që e quajti rrenc apo ka diçka më shumë?

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 22:32
Ramush Haradinaj dhe Rexhep Selimi

Akuza të rënda nga AAK – dyshojnë që Rexhep Selimi i ka dhënë informata Gjykates Speciale kundër Ramushit Haradinajt

Deputeti në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AAK’së, Shkumbin Demaliaj, ka shpërthyer me akuza në një shkrim në Facebook ndaj homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi në emisionin Frontal kishte kritikuar vendimin e Ramush Haradinaj për të u mbrojtur në heshtje në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai kishte thënë se në heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK’së.

“Gjeneral Manekeni i luftës qenka kthy në ekspert të drejtësisë..!!”, ka shkruar Demaliaj.

“Tash po dëshiron me e mësuar Ramushin qysh me u sjellur në të drejtën e vet në gjykatë..!!”

Demaliaj tutje ka akuzuar Selimin se nuk e ka mbrojtur fare luftën e UÇK’së, duke thënë se “nuk ia ka ndi për atë punë”.

“Bile paske mbrri në pozitën e prokurorit që me vlerësu fajësinë e Ramushit..!! Populli i Kosovës e ka vlerësu më së miri dhe e din pafajësinë e Haradinajt që nga procesi i parë i ICTY-së në Hagë..!! I dyti dhe tani do të triumfoj..!!”, ka shkruar tutje deputeti i AAK’së.

Tutje Demaliaj ka akuzuar rëndë Selimin duke thënë se mos ka bërë ai ndonjë fabrikim kudnër Haradinajt në Gjykatën Speciale.

“Haradinajt shumë të kanë besuar (Ramushi e Dauti), por ti ua ke kthy shumë rrastë..!!”

Pastaj Demaliaj ka përdorur një fjalor të ndytë për votuesit e Rexhep Selimit.

“Ti pshu……a votat që i merr..!! Marre..!!”

Por për këtë kërkoi falje menjëherë.

“Me falni miç për këtë fjalën e fundit por nga mllefi i paftyrësisë së Rexhës ndaj shokëve të luftës e kam..!!”.

Por pse ka kaq mllef Rexhep Selimi ndaj Haradinajt? Të kujtojmë se Selimi ishte një kohë të gjatë pjesë e AAK-së e me këtë e lavdëronte edhe këtë parti edhe Haradinajn.

Ata edhe ishin “miq shpie” ndërmjet vete. Edhe vëllai i kryeministrit në largim, Dauti, e kishte mik të mirë Rexhep Selimin.

Vitin e kaluar, Haradinaj dhe Selimi patën përplasje të madhe në Kuvend,.

Ramush Haradinaj e quajti atë “rrenc të madh”.

Ishte votimi i Demarkacionit me Malin e Zi që pati shkaktuar përplasje në mes të deputetit të Vetëvendosjes Rexhep Selimi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ka mjaftuar përmendja e këtij fakti nga Selimi dhe ka nervozuar keq të parin e ekzekutivit. Ai e ka quajtur gënjeshtar Selimin si dhe ia ka përmendur faktin se me gjithë aktivitetin e tij për liri dhe pas luftës në politikë asnjëherë nuk e ka gjetur asgjë.

Ky debat i ashpër mes Selimit dhe Haradinajt u bë gjatë debatit për shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq.

“Është evidente që pas miratimit të marrëveshjes pardjeshme, rruga për në Mali të Zi është shkurtuar më shumë, madje është shkurtuar për disa kilometra. Dua ta konfirmoj edhe një herë që unë nuk iu kam gëzuar kësaj, nëse dikush iu ka gëzuar kësaj janë ata që atë ditë në këtë sallë, pas ratifikimit duartrokitën dhe u përqafen me njëri-tjetrin, kurse, sa i përket asaj që t’i nxjerrim rrugët, rrugët që na u janë marrë i nxjerrim por rrugët që i kemi dhënë vet kurrë më nuk do të mund ti nxjerrim “, tha Selimi.

Pas kësaj deklarate reagoi kryeministri i Kosovës duke akuzuar rëndë Rexhep Selimin.

Gjatë fjalës së tij ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke e lutur Haradinajn që të ketë kujdes me fjalorin, pasi po e prishin, të gjithë, duke filluar nga vet ai.

“Ka diçka shumë interesant që dua t’ua them, Rexha është shumë i mençur. Prej që ia ka nis lëvizjes për liri, është aktiv po therrë nuk i ka hy, njëmend nuk i ka hy therrë Rexhep Selimit, ka shpëtuar vet, edhe pas luftës ka shpëtuar mirë, nuk e ka bërë asnjë ditë burg, asnjë problem nuk i ka ndodhë…por prit veç pak, ti po thua që për pak ditë pushtet e kam shit tokën, ti je rrenc i madh, ti ke qëndruar në Shqipëri je shëtit para luftës, gjatë luftës dhe pasluftës, gjithë kohës, e din që nuk është ashtu, je ulë afër këtij burri për vota, ky ka me pa që ke me lanë këtë shpejt,”, i tha Haradinaj Selimit. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...