Deputeti i AAK-së thumbon Thaçin: Ka lidhje me Erdoganin, nuk guxon ta udhëheqë dialogun

Aktuale

Deputeti i AAK-së thumbon Thaçin: Ka lidhje me Erdoganin, nuk guxon ta udhëheqë dialogun

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:09
Blerim Kuçi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi, nuk duhet ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi.

Kuçi në T7 i ka dhënë dy arsye pse mendon kështu.

“E para është se ai mund të jetë nën hetime nga Gjykata Speciale dhe si i tillë nuk ka legjitimitet dhe e dyta, zotëri Thaçi ka lidhje me Erdoganin dhe guxon të udhëheqë dialogun”, ka deklaruar deputeti i AAK-së.

Tutje Kuçi ka mbrojtur vendimin e Ramush Haradinaj për dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë se dikujt po i pengon vendimi i Haradinaj dhe çdo lëvizje e tij.

“Në këto procese nuk ka asgjë, por gjithmonë dikujt i pengon z. Haradinaj”, ka shtuar Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat