Gazetari i luftës nga Drenica: Ja pse më thirri në Likofc Fehmi Lladrovci, kjo ishte kërkesa e tij

Aktuale

Gazetari i luftës nga Drenica: Ja pse më thirri në Likofc Fehmi Lladrovci, kjo ishte kërkesa e tij

Nga: N.Sh Më: 13 gusht 2019 Në ora: 08:40
Sabit Istogu dhe Fehmi Lladrovci

Gazetari i luftës nga Drenica, Sabit Istogu  ka kujtuar momentet gjatë takimit që ka pasur me Fehmi Lladrovcin në Likofc.

Istogu ka rrëfyer për bisedën e parë dhe ftesën që Lladrovci ia bëri.

Përmes një shkrimi të gjatë, Istogu tregon edhe atë se çfarë kërkoi Lladrovci prej tij.

“Një ditë vizitova disa të plagosur ne Likofc, i pyeta për gjendjen e tyre, ne cilat beteja ishin plagosur e të dhëna tjera, dhe ne të kthyer ne qendër të Likofcit, pasi veç ishte marre vesh ndodhja ime atje, më ndaluan policia ushtarake e UÇK-së, dhe me than se po më kërkuaka për një takim komandant Fehmi Lladrovfci”, shkruan Istogu.

Ai thotë se ishte kureshtar ta shihte dhe ta njifte Lladrovcin.

“Hyra ne zonën ushtarake, dhe nuk vonoj e erdhi Fehmiu. Me u kujtua se e kisha parë ne lëvizje e sipër me automjetin e tij në disa vende e fshatra, por që nuk e kisha njohur se ishte ai. U përshëndetëm. Ishte fjalë pak dhe tepër serioz në përkushtimin e tij për organizimin dhe funksionimin e çdo poreje të luftës, e edhe atë të informimit si më kryesorët. Më përgëzoj për punën e guximshme që po e bëja për informimin dhe rreth informimit, duke mos e pas as më të voglën vërejtje rreth afirmimit të luftës që po zhvillohej, atë botë në Drenicë, siç më tha ai, madje mu nga Skënderaji, ku ndodhej epiqendra e koncentrimit të trupave pushtuese serbe, si në kompleksin e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë ”TREPÇA”, objektin e shkollës fillore ”Anton Çetta”, stacionit policore e gjetiu, por dëshira e tij ishte të bëja edhe më shumë”.

“Duhet të i japësh edhe më shumë vrull informimit, sepse ka rendësi të veçantë në përhapjen e informacioneve rreth ngjarjeve, por edhe ngritjen moralin e luftëtarëve-më tha.

Do me thënë se nuk qenke tamam i kënaqur me këtë që po bej-a?, e pyeta.

Jo jo, shumë i kënaqur, por edhe më shumë.

E din ku ndodhëm unë, dhe në çfarë rrethanash kryej punën time informative? E din se vetëm rreth 70 metra larg rrugës së asfaltit është shtëpia ime nga e cila unë çdo dite përgatis dhe plasoj një varg informacionesh, kur nuk ka ditë që asaj rruge te mos kalojnë dhjetëra kolona të motorizuara serbe andej e këndej? Ia ktheva unë

Po, me tha. E dij shumë mirë. Por qëndro dhe puno aty për aq sa mundësh, sepse je ne pozicionin dhe vendin e duhur, ku mund të kryesh punë të madhe rreth informim dhe lëvizjeve të forcave pushtuese serbe nga pozicionet e tyre. Po të u pamundësua të veprosh aty, eja në Likofc, me tha në fund.

E po për sa të mundëm është qështje tjetër-ia ktheva unë”, shkruan tutje Istogu.

Ky është shkrimi i plotë:

Kujtime

NË LIKOFC E TAKOVA FEHMI LLADROFCIN

Ishte vera e vitit 1998, kur lufta po zhvillohej gjithandej Drenicës kundër forcave të pushtuesit dhe okupatorit serb. Secili nga ne ishim të pozicionuar ne detyrat e veta dhe kishim marrë obligim të i kryejmë, e unë në atë të kronistit të luftës, si i vetmi gazetar në brendi të Skenderajt. Atë kohë të 21 viteve më parë, Likfoci i Skenderajt, ishte shndërruar ne një qendër kryesore ku merreshin vendimet nga komandantët më të lartë të UÇK-së që e organizonin strategjinë e luftërave, sepse aty ishte edhe Shtabi Kryesor i UÇK-së. Aty pos frekuentimit të ushtarëve, bëhej edhe nisja e çdo iniciative për luftën e mbijetesën. Ne Likofc e fshatrat përreth kishte edhe grumbullim të popullatës civile të zhvendosur nga vatrat e luftës. Po kështu në Likofc, në ambientet e shkollës së këtushme fillore, ishte hapur edhe Akademia Ushtarake e Femrave ,të cilat përgatiteshin për luftë nga njohësit dhe strategët më të ditur të UÇK-së. Po kështu ,në Likofc ishin të vendosura edhe dy spitale (shtëpi)ushtarake, njëri në shtëpinë e Beqir Alit, dhe tjetri ne një shtëpi që nuk më kujtohet emri i pronarit të saj, për mjekimin dhe operimet e të cilëve përkujdesëj dr.Fadil Beka, por sigurisht edhe mjekë të tjerë specialist. Gjithashtu në Likofc ishte e hapur edhe një zyre, që shërbente si një Qendër për Informim, e që ne gazetarëve shpesh edhe na vinte në ndihme.

Për të grumbulluar informacione dhe për të u njohur me gjendjen e atjeshme, për të i plasuar pastaj si të sakta në mjetet e informimit me të cilat punoja, e ato ishin tri: gazeta “Rilindja” TVSH dhe radio Doiqe-Vele, me duhej që disa herë në javë nga Skenderaj nëpër rrugë të pashtruara e të vështira për të u kaluar, sepse përgjatë rrugëve të asfaltuara nëpër rrugë kryqe strategjike ndodheshin postblloqet serbe, me veturën dhe shpenzimet e mia, të udhëtoja për në Likofc.

Një ditë vizitova disa të plagosur ne Likofc, i pyeta për gjendjen e tyre, ne cilat beteja ishin plagosur e të dhëna tjera, dhe ne të kthyer ne qendër të Likofcit, pasi veç ishte marre vesh ndodhja ime atje, më ndaluan policia ushtarake e UÇK-së, dhe me than se po më kërkuaka për një takim komandant Fehmi Lladrovfci. Them të drejtën se isha edhe kureshtar ta shihja e njihja atë njeri e luftëtar në zë. Hyra ne zonën ushtarake, dhe nuk vonoj e erdhi Fehmiu. Me u kujtua se e kisha parë ne lëvizje e sipër me automjetin e tij në disa vende e fshatra, por që nuk e kisha njohur se ishte ai. U përshëndetëm. Ishte fjalë pak dhe tepër serioz në përkushtimin e tij për organizimin dhe funksionimin e çdo poreje të luftës, e edhe atë të informimit si më kryesorët. Më përgëzoj për punën e guximshme që po e bëja për informimin dhe rreth informimit, duke mos e pas as më të voglën vërejtje rreth afirmimit të luftës që po zhvillohej, atë botë në Drenicë, siç më tha ai, madje mu nga Skënderaji, ku ndodhej epiqendra e koncentrimit të trupave pushtuese serbe, si në kompleksin e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë ”TREPÇA”, objektin e shkollës fillore ”Anton Çetta”, stacionit policore e gjetiu, por dëshira e tij ishte të bëja edhe më shumë.

Duhet të i japësh edhe më shumë vrull informimit, sepse ka rendësi të veçantë në përhapjen e informacioneve rreth ngjarjeve, por edhe ngritjen moralin e luftëtarëve-më tha.

Do me thënë se nuk qenke tamam i kënaqur me këtë që po bej-a?, e pyeta.

Jo jo, shumë i kënaqur, por edhe më shumë.

E din ku ndodhëm unë, dhe në çfarë rrethanash kryej punën time informative? E din se vetëm rreth 70 metra larg rrugës së asfaltit është shtëpia ime nga e cila unë çdo dite përgatis dhe plasoj një varg informacionesh, kur nuk ka ditë që asaj rruge te mos kalojnë dhjetëra kolona të motorizuara serbe andej e këndej? Ia ktheva unë

Po, me tha. E dij shumë mirë. Por qëndro dhe puno aty për aq sa mundësh, sepse je ne pozicionin dhe vendin e duhur, ku mund të kryesh punë të madhe rreth informim dhe lëvizjeve të forcave pushtuese serbe nga pozicionet e tyre. Po të u pamundësua të veprosh aty, eja në Likofc, me tha në fund.

E po për sa të mundëm është qështje tjetër-ia ktheva unë.

U përshëndetëm ngrohtësisht, duke i marrë seriozisht porosit e ti, por edhe ai pranoj mirëkuptimin tim, që pozicioni im në Skenderaj ku punoja e veproja, ishte i mbushur me shumë rrezik e sakrificë për mua, për çka mjaftonte qe tre katër ushtar apo polic ta mënjanonin rregën dhe te më pushkatonin.

Me 21 shtator të 21 viteve më parë, ushtria e pushtuesit serb, me artileri e makineritë më të mëdha luftarake ,nisi ofensivën më të ashpër deri atëherë derjtë Qirezit e fshatrave të Çyqavicës, ku kishte me mia njerëz të strehuar e të zhvendosur nga vatrat e tyre. Fehmi Lladrofci s’ bashku me te shoqen Xheven, ishin betuar, se nga pozicioni i tyre në afërsi të fshatit Dabrashefc, nuk do të lëviznin dhe nuk do ta lëshonin atë për asnjë çmim, pa kaluar tankët serbe mbi trupat e tyre ,dhe ashtu ndodhi. Ranë heroikisht siç bien trimat e trimëreshat, duke e treguar kështu përkushtimin e tyre deri në sakrificë sublime, jetën e tyre për lirinë e atdheut, ngjashëm me rënien heroit legjendar Adem Jashari dhe familjes së ti.

Të paktën, pas 21 vjetësh të rënjes së heroit, sheshin me emrin e tyre në Drenas, do ta shënohet me shtatoret e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat