AAK-ja tregon detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e që sipas tyre Haradinaj e ndali atë marrëveshje

Aktuale

AAK-ja tregon detajet e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e që sipas tyre Haradinaj e ndali atë marrëveshje

Nga: D.RR Më: 13 gusht 2019 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ish kryeministri Haradinaj e ndali secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj.

Ai shkruan se Serbia kishte plan që të bëj lojën e vet përbrenda shtetit të Kosovës, mirëpo ka dështuar nga qëndrimet e Haradinajt.

Postimi i plotë:

S’do mend se Kryeministri Haradinaj ka mbajtur një qëndrim të fortë dhe të prerë në raport me planet e Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka vendosur premisa dhe standarde të cilat do të shërbejnë edhe më tutje si shtylla të sovranitetit dhe me të cilat vështirë se mund të bëhen kompromise.
Ramush Haradinaj me të drejtë ka kundërshtuar secilin kompromis i cili do ta dëmtonte Kosovën dhe që mund ta vinte në pikëpyetje edhe ekzistencën e saj.
Shteti është nocion serioz dhe si i tillë ka kuptim të plotë vetëm kur është funksional. Kështu, shtetet të cilat e qesin në pazar territorin, sovranitetin, rendin kushtetues dhe i hapin derën kundërshtarit për të bërë lojën e vet përbrenda shtetit sigurisht që janë të destinuara të dështojnë.
Prandaj, me qëndrimet e forta e të prera, Ramush Haradinaj ka vendosur këtë standard, i cili nuk besoj se mund të luhet.
E standardi i radhës padyshim se do të jetë forcimi dhe modernizimi i Kosovës përbrenda. Ramush Haradinaj as nuk shantazhohet, as nuk ligshtohet nga sfidat.
Përkundrazi, është i vetmi që mund t’u dalë përballë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat