Isa Mustafa jep detaje për takimin me Albin Kurtin, ky është disponimi i tij për koalicion me VV - Bota Sot
Isa Mustafa jep detaje për takimin me Albin Kurtin, ky është disponimi i tij për koalicion me VV

Aktuale

Isa Mustafa jep detaje për takimin me Albin Kurtin, ky është disponimi i tij për koalicion me VV

Nga: D.RR Më: 13 gusht 2019 Në ora: 14:29
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka folur për takimin me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan “Bota sot”.

Ai thotë se me të biseduan për gjendjen në Kosovë, ndërsa janë pajtuar që qeveria e re duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë.

Siç duket, LDK dhe VV janë afër një koalicioni parazgjedhor.

Postimi i plotë i Mustafës:

Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane. IM

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...