Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që menjëherë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
E për këtë ka reaguar edhe nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, e cila ka shtruar “një pyetje një milion dollarëshe”.
“A po mendoni Qeveria e re apo ndonje Qeveri teknike, e improvizuar?”, ka pyetur ajo në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.
Sipas saj, presidenti nuk ka mandat kushtetues e kryeministri ka dhënë dorëheqje, teksa ka pyetur se pse ka ardhur pikërisht tani kjo kërkesë.
Reagimi i saj:
Qeveritë e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar që menjëherë të rifillojë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Pyetje 1 milion dollarëshe
A po mendoni Qeveria e re apo ndonje Qeveri teknike, e improvizuar?
Presidenti nuk ka mandat kushtetues e Kryeministri ka dhënë dorëheqje.
Pse bash TASH kjo kërkesë?
#zgjedhjetjanëzgjiidhja