Alarmon Loshi: Në rast se Kosova shkon në zgjedhje, vendi në rrezik

Aktuale

Alarmon Loshi: Në rast se Kosova shkon në zgjedhje, vendi në rrezik

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Publicisti Liri Loshi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova nuk duhet të shkoj në zgjedhje ngase sipas tij, truqet politike të liderëve nga partitë politike nuk po e shohin dëmin financiar që po ia shkaktojnë vendit, shkruan “Bota sot”.

Postimi tij i plotë:

Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet në këtë moment. Sikur opozita të kishte kaluar mocionin e mosbesimit në parlament, mund të arsyetohej disi shkuarja në zgjedhje të parakohëshme, por kur vetë anëtarët e koalicionit bëjnë këso truqesh politike vetëm për të krijuar një pozicion më të mirë për vete, pa as më të voglën përgjegjësi për dëmin financiar dhe politik që i bëjnë vendit, kjo është vërtet për të ardhur keq.

Sjellja e Ramush Haradinajt për ta dërguar vendin në zgjedhje ngjan shumë me sjelljen e Fatmir Sejdiut kur ai u tërhoq nga qeveria pse me fajin e tij, meqë kishte shkelur Kushtetutën, më nuk mund të ishte president. Egoizmi ishte arsyeja e vetme që e kishte shtyer Sejdiun të mbante dy poste në kundërshtim me ligjin, egoizmi ishte arsyeja e vetme që ai të dilte nga qeveria atëherë dhe egoizmi ishte arsyeja e vetme që ai shkatërroi karrierën e vet politike aq shpejt dhe aq keq, sa as armiqtë e tij më të përbetuar të mos e kishin paramenduar.

Ramush Haradinaj që prej kohësh që është në politikë, synim kryesor dhe mbase të vetëm ka pasur ardhjen në postin e kryeministrit. Ai edhe brenda partisë së tij ka krijuar një domen aq të ngushtë të mendimit, sa në paraqitjet të tyre publike, çdo herë në vend të aspekteve programore, potencohet lideri i tyre, si një aset i vetëm i partisë dhe që duket të jetë e vetmja arsye pse një grumbull servilësh shkojnë pas tij për t’u shkrryer në postet që nuk i meritojnë. Ramush Haradinaj ka provuar veten si kryeministër dy herë dhe në të dy rastet ka qenë i deshtuar. Fakti se ai ishte kryeminsitër i zellshëm gjashtë muaj në koalicion me LDK-në dhe se u detyrua ta braktiste postin për të shkuar në Hagë, nuk e bën atë si një politikan që ka provuar me sukses postin e kryeminsitrit. Problemi është se në AAK ekziston një mentalitet i egoizmit politik dhe material, i cili ushqehet nga vetë qasja dhe veprimet e liderit të tyre e kjo manifestohet me qeverisje të korruptuar dhe nepotizëm.

Ramush Haradinaj së fundi dha dorëheqje për t’iu përgjegjur ftesës së Gjykatës Speciale në Hagë me pretendimin se këtë po e bënte për t’ia ruajtur imazhin shtetit të Kosovës. Këtë gjest të tij unë e kam përkrahur, meqë gjithmonë mendoj se interesi i shtetit është mbi interesin individual, sidomos për njerëzit që i shërbejnë atij. Mirëpo, mënyra se si ai e ka bërë të ditur dorëheqjen, flet për një sjellje të papërgjegjshme të tij ndaj shtetit të vet. Normalisht ai duhej ta bisedonte situatën e tij të krijuar pas ftesës për të shkuar në Hagë, me institucioonet relevante të vendit, me liderët e partive në koalicion dhe pse jo, edhe me opozitën. Ai zgjodhi që këtë ta bënte në mbledhjen e qeverisë, pasi ajo kishte përfunduar agjendën e saj rutinore. Nëse nuk kishte ndonjë motiv të fshehur prapa, dorëheqja s’kishte nevojë të ndodhte në atë mënyrë. Por, vetë fakti se Ramush Haradinaj lexoi një letër që dukej sheshit se nuk e kishte shkruar vetë, sepse kishte probleme edhe me leximin, tregon se kjo mënyrë e dorëheqjes kishte për skenar tërheqjen e vemendjes së publikut kah heroi i viktimizuar, i cili duket se përmes manipulimit më rolin e heroit të luftës dhe e njeriut të viktimizuar pas lufte, ka arritur krejt çfarë ka sot si vlerë politike dhe materiale të tij.

Ramush Haradinaj mendon se me taksën që qeveria e tij i ka vënë Serbisë, ka fituar aq shumë simpati në popull, sa ai do të arrijë të dalë njëra nga tri partitë me fuqinë më të madhe politike, apo me fjalë tjera do ta mund me vota PDK-në dhe në çdo varianti do të imponieht si kryeministër prapë, madje me një pozicion shumë më të volitshëm, sepse për herë të parë, përveç postit kryesor në vend, do ta ketë edhe fuqinë politike që i jep më shumë komoditet për ta ushtruar atë post!

Pse elektorati duhet t’i besojë Ramush Haradinajt se kauza e tij për taksën ndaj Serbisëme deri sa ajo ta njeh Kosovën, është kauzë reale? Nuk e besoj se do të kishte një kauzë më të madhe politike sesa kundërshtimi i humbjes së territorit të shtetit tënd në dobi të shtetit tjetër, siç ka qenë pretendimi i Haradinajt për demarkacionin me Malin e Zi?! Këtë kauzë Ramush Haradinaj e ka tradhëtuar vetëm për pushtet dhe për asgjë tjetër. Njerëzit ende presin se heroi i tyre do t’ua kthejë 8000 hektarët që ata besojnë se nuk i takaojnë Malit të Zi. Pra, para zotimit se taksa ndaj Serbisë nuk do të heqet, Ramush Haradinaj duhet të zotohet se 8000 hektarët e “tokës së humbur” do t’i kthehen prapë Kosovës. Ky është një premtim që nuk ka kurrfarë gjasash të përmbushet!

Ramush Haradinaj duke luajtur me kartën e populizmit mund të fitojë ndonjë deputet më shumë, por pritejt se AAK-ja do të dalë para PDK-së, nuk janë reale dhe kjo nuk e pozicionion mirë atë për ta imponuar postin e kryeministrit. Nuk është hera e parë që populli merr turr pas Ramushit dhe kur vie të kutitë e votimit ai vendos ndryshe! PDK-së për nga strukturimi i partisë, i afrohet vetëm LDK-ja dhe strukrurimi është aduti kryesor për të sjellur vota. Në zgjedhjet e kaluara edhe Levizja Vetëvendosje kishte arritur të strukturohej mirë, mirëpo pas ndarjes po shihet se kanë mbetur shumë boshlleqe organizative, të cilat vështirë se do të përmbushen. Kurse AAK-ja siç e thashë në filim, aset të vetëm për të tërhequr vota ka figurën marakante të liderit të tyre. Dhe, kjo nuk mjafton!

Sikur Ramush Haradinaj të kishte punuar për interes të vendit, nga dita kur dha dorëheqje të parevokueshme, më nuk do të kthehej në zyrë. Çështje e zëvendësmit të tij është dashur të jetë një çështje teknike që duhej të përfudnonte brenda disa orësh. Mirëpo, gabimin që ai e bëri atëherë, mund ta përmirësojë ende duke u marrë vesh përseri me anëtarët në koalicion. Qeverinë prapë mund ta udhëheheq dikush nga partia e tij, ose mund ta udhëheq PDK-ja duke i dhënë AAK-së postin e kryetarit të Kuvendit.

Situata nëpër të cilin po kalon vendi është vështirë të mendohet se mund të menaxhohet pa probleme nga LDK-ja dhe VV-ja. VV-ja është në kundërshtim me faktorin ndërkombëtar për procesin e drejtësisë ndaj pretendimeve për krime të disa individëve që kanë qenë anëtarë të UÇK-së, kurse LDK-ja e ka vështirë të ketë një komoditet bashkëpunimi me këtë gjykatë përderisa pret që të ngriten aktakuza për vrasjet politike që ajo ka fajësuar vazhdimisht lidershipin e PDK-së. Ndërkohë, dialogu politik me Serbinë është një sfidë tepër e madhe për këto
dy parti, të cilat nuk e kanë vullnetin as kapacitetin politik për t’u pëtballur me Serbinë. Mbi të gjitha, ato do ta kenë një kundëtshtar të fuqishëm dhe jo aq konstruktiv politik që duke qenë në opozitë do të sillet krejt ndryshe politikisht dhe do kontestojë edhe legjitimitetin e LDK-së dhe VV-së për Marrveshje me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat