Deklaratë tronditëse nga ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit: Bislim Zyrapi spiun i shërbimit informativ ushtarak të Jugosllavisë

Aktuale

Deklaratë tronditëse nga ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit: Bislim Zyrapi spiun i shërbimit informativ ushtarak të Jugosllavisë

Nga: N.H Më: 13 gusht 2019 Në ora: 18:27
Bislim Zyrapi

Saim Tahiraj, ish-bashkëluftëtar i heroit të kombit Sali Çekaj në një intervistë të zhvilluar mbrëmë ka rrëfyer shumë të pathëna rreth luftës së Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës - FARK-ut.

Ndërsa, mes të tjerave ish-bashkëluftëtar i Sali Çekaj, Tahiraj theksoi se Bislim Zyrapi, dikur ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, kishte nënshkruar lista për likuidim të personave, në mesin e emrave ishte edhe emri i kolonel Ahmet Krasniqit.

Këtë deklaratë të Tahirajt, e ka mbështetur edhe ish-shefi i kabinetit të Ahmet Krasniqit, Bajram Mehmeti.

Ai përmes një komenti në rrjetin social në Facebook, ka deklaruar se Bislim Zyrapi, këshilltar aktual për siguri kombëtare i presidentit të Republikës së Kosovës, dikur ka qenë spiun i shërbimit informativ ushtarak jugosllav dhe se ka punuar me besnikëri dhe këmbëngulësi për atë shërbim.

Për informacion ish-shefi i kabinetit të kolonelit Krasniqit, ka kujtuar edhe procesin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë.

“Duke lexuar komente të ndryshme në facebook, hasa edhe në këtë komentin tuaj. Për shkak të vërtetës historike dhe informimit të drejtë, ndërgjegjja më thotë të ju informoj, zotëri i nderuar Agim Zeneli, se Bislim Zyrapi (Këshilltari aktual për Siguri kombëtare i Kryetarit të Republikës së Kosovës) ka qenë spiun i Shërbimit informativ ushtarak jugosllav dhe ka punuar me besnikëri dhe këmbëngulësi për atë Shërbim. Sa për kujtesë po e përmendi procesin e oficerëve shqiptarë në Sarajevë. Nuk e di sa a do të pëlqen ku informacion por kështu ka qenë. Këtë që e thotë Saimi, është një e vërtetë e madhe. Fatkeqësisht!”, shkruan ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat