A po ndodh ajo që nuk është menduar kurrë: Koalicion në mes të PDK-së dhe Vetëvendosjes?

Aktuale

A po ndodh ajo që nuk është menduar kurrë: Koalicion në mes të PDK-së dhe Vetëvendosjes?

Nga: V.R Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:10
PDK VV

Publicisti Sali Rexhaj, nëpërmjet një deklarate, ka thënë se koalicioni më i natyrshëm është ai në mes të PDK-së dhe Vetëvendosjes, shkruan “Bota sot”.

Ai, ka thënë se që të dy partitë janë të majta dhe se që të dy liderët e këtyre dy partive, Albin Kurti dhe Hashim Thaçi, siç shprehet Rexhaj: janë pjellë e Adem Demaçit.

 

Postimi plotë i tij:

Koalicion me origjinal e natyror eshte ai mes PDK e Vv.

Si pike e pare te dya partite jane te majta.

Pastaj te dy lideret historik pak a shume jan pjelle e Adem Demaqit.

Te dya partite kan shume njerez te shkembyer mes vehte. Hyda, Kurteshet...nga PDK shkuan ne Vv.

Te dy lideret Thaqi e Kurti pak a shume kan pikepamje identike karrshi shtetit, Thaqi eshte per ta ndar e Kurti eshte per ta shperbere shtetin e Kosoves.

Te dy keta lider i kan ndihmuar shume njera-tjetres ne qeverisje te keqe e kapje te shtetit. Vv duke e mohuar e luftuar nga jasht, ndersa PDK-e duke e vjedhe e kape nga brenda.

Sa do qe ne shiqim te pare duken si kundershtar, ne fakt Kurti e Thaqi jane aleat.

Edhe karrshi islamit kan pikepamje pak a shume identike. Thaqi eshte perkrahes i Erdoganit e Kurti i Šečes e ISIS-it.

Eshte mire qe tani ti heqin maskat e ne zgjedhje te dalin bashk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat