“PDK në panik”, deputetja e VV-së thumbon Uran Ismailin, i tregon pse do të mbahet në mend

Aktuale

“PDK në panik”, deputetja e VV-së thumbon Uran Ismailin, i tregon pse do të mbahet në mend

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:21
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, shprehet se në Partinë Demokratike të Kosovës, ka panik. Këtë mendim, ajo e ka bërë përmes një postimi në Facebook, si kundërpërgjigje pas deklaratës së ministrit në largim, Uran Ismaili për Albin Kurtin.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thumbuar se Ismailin duke i thënë se do të mbahet mend vetëm për  “për postime të sponzorizuara të fotove manipulative me të cilat mundohej të fsheh realitetin e trishtuar në sistemin e shëndetësisë ku akoma mungojnë dorëzat e barnat esenciale, do të mbahet mend për furnizimin me stenda që nuk garantojnë as minimumin e cilësisë për pacientët, për furnizimin e QKUK-së me shtretër që nuk i zinin dyert për t’i futur në dhoma, për rastet kur pacientët duhet të blejnë ilaqet e mjetet bazike siç janë gypat e anestezionit, para ndërhyrjeve urgjente kirurgjike....”

Postimi i plotë:

PDK në panik

Uran Ismaili vetëm se shpërfaqi frikën e tij dhe të bashkpartiakëve nga e vërteta që ata e dinë mirë:

Pas kaq vite qeverisje korruptive e të kriminalizuar, përfundimisht PDK do të shkojnë në opozitë.

Ish ministri Ismaili është në panik, pasi koha e tij tashmë ka përfunduar, por mbi të gjitha sepse ai dhe të tjerët si ai, do të japin llogari për çdo tender korruptiv, për çdo ndërhyrje kriminale e shkelje ligji.

Ish ministri Ismaili do të mbahet në mend për postime të sponzorizuara të fotove manipulative me të cilat mundohej të fsheh realitetin e trishtuar në sistemin e shëndetësisë ku akoma mungojnë dorëzat e barnat esenciale, do të mbahet mend për furnizimin me stenda që nuk garantojnë as minimumin e cilësisë për pacientët, për furnizimin e QKUK-së me shtretër që nuk i zinin dyert për t’i futur në dhoma, për rastet kur pacientët duhet të blejnë ilaqet e mjetet bazike siç janë gypat e anestezionit, para ndërhyrjeve urgjente kirurgjike....

Për shumë skandale do të mbahet mend.

Dhe do të jap llogari në qeverisjen e udhëhequr nga Albin Kurti.

#QeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat