Haradinaj përjashton LDK-në e VV-në: Këto janë partitë me të cilat dua të bëj koalicion

Aktuale

Haradinaj përjashton LDK-në e VV-në: Këto janë partitë me të cilat dua të bëj koalicion

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:29
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka thënë se si parti nuk synojnë formimin e ndonjë koalicioni të madh, duke përjashtuar kështu LDK-në, LVV-në dhe PDK-në.

Haradinaj ka thënë se parapëlqen një koalicion me parti më të vogla siç janë Nisma, PSD e AKR.

“Nuk synojmë një koalicion të madh si rasti me PDK, LDK, e VV por mbesim të hapur me disa parti partnere si rasti i Nismës, PSD-së dhe AKR-së. Unë e kam pasur për nderë ti shërbej vendit së bashku me PDK-, AKR-në dhe Nismën. E kemi vendosur që më tutje t’iu ofrohemi qytetarëve të vetëm dhe jo më si PAN. Gjatë gjithë kohës sa ka ndodhur qeverisja, nuk jam marrë me veten por me tema jashtëzakonisht jetike. Unë nuk jam marrë me tema të partisë por me tema të vendit dhe shtetit”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse do t’i kërkonte partia e Fatmir Limajt postin e kryeministrit për futje në zgjedhje, ai ka thënë se AAK akoma nuk ka pranuar një propozim të tillë.

“Ne ende nuk e kemi konfirmuar kandidaturën time dhe këtë do zyrtarizojmë si subjekt politik. Se kush do të jetë në krye të qeverisë e vendos vetë qytetari. Kemi respekt për Nismën. Në rastin konkret AAK akoma nuk ka ndonjë marrëveshje të tillë”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa, lidhur me kritikat që i pari i PDK-së, Kadri Veseli ia ka bërë me rastin e vetë dorëheqjes, Haradinaj ka thënë se i vjen mirë që ka arritur t’i përmbyllë disa tema të mëdha, siç është ushtria dhe Trepça.

“Më vjen mirë që disa punë janë mbyllur si rasti i ushtrisë e i Trepçës dhe plot tema të tjera të interesit nacional”, tha ndër të tjera ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat