Albin Kurti e zbulon çiftin më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti e zbulon çiftin më të ri të Lëvizjes Vetëvendosje

Nga: A.M. Më: 13 gusht 2019 Në ora: 20:31
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendos, Albin Kurti, ka njoftuar se Fjorentina Kosumi dhe Jeton Shala kanë aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shpalosur se Fjorentina dhe Jeton janë të martuar dhe se jetojnë dhe veprojnë në Linz të Austrisë.

Postimi i plotë:

Fjorentina Kosumi, 25 vjeçare nga Kamenica (Dardana), dhe, Jeton Shala, 32 vjeçar nga Rahoveci, janë njoftuar, dashuruar e martuar në Linz të Austrisë ku jetojnë prej shumë vitesh. Ky çift i ri na gëzoi sot në Lëvizje duke u anëtarësuar në VETËVENDOSJE!.

Jetoni ka përfunduar studimet e magjistraturës për ekonomi në Universitetin “Johannes Kepler – Linz” në vitin 2014. Ka specializuar për financa dhe zhvillim të korporatave.

Tema e diplomës së tij “Revolucioni i Tretë Industrial” trajton kalimin nga energjia elektrike prej lëndëve djegëse fosile për te burimet e ripërtërishme si fitimi i energjisë nga dielli, erërat etj. Aktualisht Jetoni punon në kompaninë e mirënjohur të auditimit KPMG.

Fjorentina ka mbaruar gjithë shkollimin në Austri, nga shkolla fillore e deri tek Akademia e Shkencave Ekonomike. Pas një praktike verore në bankën OBERBANK ajo u punësua aty, ku edhe punon me sukses tash e pesë vjet, me ç'rast është shpërblyer disa herë me kualifikimet më të larta.

Bashkë me Fjorentinën, Jetonin dhe shumë të rinj të tjerë, në mërgatë e në Kosovë, do ta nxjerrim shtetin tonë nga duart e mujsharëve shpërdorues. Rinia ka nevojë për Lëvizjen dhe Lëvizja ka nevojë për rininë. E, si ngahera: bashkë është e mundshme!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat