Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV

Aktuale

Tahiri: Jam për koalicionin LDK-LVV

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:27
Xhafer Tahiri

Kryetari Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se është për një Qeveri  LDK – LVV, duke e përkrahur mundësinë e një koalicioni në mes LDK-së e LVV.

“Unë jam  për koalicionin  me VV-në. Unë udhëheqi një koalicion në nivelin komunal në Vushtrri  me Lëvizjen Vetëvendosje, pse mos të kemi një koalicion me VV-në. Ky  koalicion mund të sjell ndryshim. Nëse interesi i shtetit e kërkon të udhëhiqet me VV pse mos të ndodhë kjo, por kjo nuk është vetëm në dorën e LDK-së,  por edhe nga pazaret e tjera politike që do të bëhen në skenën politike”, tha Tahiri në emisionin Debat Plus, në RTV Dukagjini me Ermal Pandurin.

Tahiri nuk ka dashur të komentojë gjuhen e VV-së, që kishte ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur atë “Argat të Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat