Haziri: SHIK-u ka humbur fuqinë që e kishte dikur si organizatë kriminale - Bota Sot
Haziri: SHIK-u ka humbur fuqinë që e kishte dikur si organizatë kriminale

Aktuale

Haziri: SHIK-u ka humbur fuqinë që e kishte dikur si organizatë kriminale

Nga: N.H Më: 13 gusht 2019 Në ora: 23:59
SHIK

Nexhat Haziri, tregon se pse se SHIK-u ka humbur fuqinë që e kishte dikur si organizatë kriminale.

Ai thotë se përkundër që ka humbur fuqinë, potencon se jo edhe që ka pushuar së ekzistuari, pasi prezenca e kësaj organizate sidomos në institucionet e sigurisë është shumë prezente.

“Është e vërtetë se SHIK-u ka humbur fuqinë që e kishte dikur si organizatë kriminale që drejtonte nëntokën e PDK-së, organizatë kjo e dyshuar edhe për vrasjet politike në Kosovë, por jo edhe që ka pushuar së ekzistuari, pasi prezenca e kësaj organizate sidomos në institucionet e sigurisë është shumë prezente dhe aktive dhe e strukturuara mirë, siç janë në policinë e Kosovës, në AKI dhe në FSK (Ushtrinë e Kosovës). Por kjo nuk do të thotë së pas shkuarjes së PDK-së në opozitë dhe mbetjen pa pushtet të lidershipit të saj, SHIK-u nuk do të aktivizohet me të gjitha kapacitet që kishte dikur”, potencon ai.

Mes të tjerave ai ka thënë se Veseli me “do t’iu ngijë SHIK”, ishte një deklaratë dëshpëruese e bërë nga vet kryetari i Kuvendit, në tentimin e tij për t’i frikësuar jo vetëm deputetët, por, edhe të tjerët të cilët kërkojnë hetim të kësaj organizate.

“Ndërsa sa i përket pse Kadri Veseli, dikur ish-shef i SHIK-ut, nuk e sqaroi veprimtarinë e kësaj organizate të krimit të organizuar, është shumë normale, pasi nuk pat asnjë hetim nga prokuroria e shtetit për veprimet dhe funksionimin e kësaj organizate kriminale. Ndërsa deklaratës të cilës i referoheni ju, dhënë nga Veseli drejtuar deputetëve të LDK-së, “me do t'iu ngije SHIK”, ishte një deklaratë dëshpëruese e bërë nga vet Veseli, në tentimin e tij për t’i frikësuar jo vetëm deputetët por, edhe të tjerët të cilët kërkojnë hetim të kësaj organizate, SHIK-u”, ka thënë në fund Haziri

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...