Haxhiu: LDK e VV duhet të jenë në qeverisjen e ardhshme

Aktuale

Haxhiu: LDK e VV duhet të jenë në qeverisjen e ardhshme

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 11:51
Debati me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”

Në debatin me temën “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se pasqyra më e qartë se sa subjekte politike kanë përkrahje të qytetarëve, është që të garojnë të vetme.

"Kryesia e as këshilli i VV-së nuk ka vendosur për një koalicion, pra tek ne nuk vendos kryetari. Ne jemi treguar të hapur me LDK-në, konsiderojmë se opozita më e vërtetë është LDK dhe VV ani pse jemi e majta dhe e djathta.... shpresën rinisë ja ka hëngri ky subjekt politik PDK. VV nuk bënë pra koalicion me PDK-në. PDK dhe VV janë dy pole, PDK që e ka shkatërruar vendin, dhe VV që e do demokracinë, LDK duhet të zgjedh me kë dëshiron të shkoj", tha ajo.

Haxhiu deklaroi  se dorëheqja e Haradinajt nuk ka ardhur për shkak të ftesës që ka pranuar nga Gjykata Speciale. Ajo tha se në Vetëvendosje e kanë kundërshtuar datën 22 gusht për shpërndarje të Kuvendit, pasi sipas saj, PDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje dhe mund të përfitojë në kohë për të bërë kalkulime.

“Dorëheqja e Haradinajt ishte fillim i fushatës zgjedhore. Nëse do të ishte ftesa arsyeje, nuk do të kandidonte, do të priste. Po përfitojnë në emër të luftës. Ministrat e PDK-së, Hoxhaj e Hamza treguan se janë kundër zgjedhjeve, PDK lufton për vendin e tretë. Ne e kemi kundërshtuar datën 22 gusht, se këtu brenda natës bëhen pazare. Është shfrytëzuar çdo mundësi që të mos mbahen zgjedhjet. Opozita e vërtetë sot duhet të jetë në qeverisje e ardhshme", tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat