Nitaj: Tani të gjithë pro taksës, por nuk u përkrah Haradinaj kur u mbështet për muri që ta hiqte atë - Bota Sot
Nitaj: Tani të gjithë pro taksës, por nuk u përkrah Haradinaj kur u mbështet për muri që ta hiqte atë

Aktuale

Nitaj: Tani të gjithë pro taksës, por nuk u përkrah Haradinaj kur u mbështet për muri që ta hiqte atë

Nga: G.B Më: 14 gusht 2019 Në ora: 13:09
Ramush Haradinaj dhe Muharrem Nitaj

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka thënë se tani të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se është mirë pasi tregon se qëndrimi i Haradinajt për taksën paska qenë i drejtë.

Por, Nitaj ka thënë se është për keqardhje që Haradinaj nuk u mbështet kur e kishin mbështetur për muri, me kërkesën për heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

KREJT PRO TAKSËS

Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës!!!

Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë.
Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kerkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë!
S’ka problem, kush të mbërrinë le t’i marrë meritat.
Për neve si Aleancë, rëndësi ka qe të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa!
Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet koncenzusi për taksën.
Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë!!!
MN.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...