Profesori i Parisit ka një pyetje për Dhurata Hoxhen: A keni dikë që iu thotë ‘stop se u bone gazi i botës’?

Aktuale

Profesori i Parisit ka një pyetje për Dhurata Hoxhen: A keni dikë që iu thotë ‘stop se u bone gazi i botës’?

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:51
Ruairi O’Connell dhe Dhurata Hoxha

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetit e Parisit, Nezir Kraki, ka reaguar pasi që ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, ka përgënjeshtruar ministren në largim të integrimeve, Dhurata Hoxha, e cila kishte deklaruar se gjatë një takimin të cilin e kanë pasur në ditën e sotme kanë diskutuar për MSA-në.     

Kraki përmes një postimi në Facebook, ka parashtruar një pyetje se “a kanë more këta individë dikë rreth vetes që u thotë ‘stop se u bone gazi i botës’?”

Postimi i plotë:

Dhurata në botën e çudirave

Ministrja e integrimeve që na çintegron edhe nga Dragodani.

Vakia Zotit! A kanë more këta individë dikë rreth vetes që u thotë ‘stop se u bone gazi i botës’? Apo tash janë bind se dinë dhe i duhen Kosovës?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat