Mediat perëndimore me vlerësime të skajshme për Mustafën dhe Kurtin

Aktuale

Mediat perëndimore me vlerësime të skajshme për Mustafën dhe Kurtin

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:16
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë vlejnë mbi të gjitha për të mbrojtur kriminelët e luftës, por kjo ka shpenzime për banorët, shkruante fillimisht Andreas Ulrich për magazinën më të madhe të Europës “Der Spiegel” rreth zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Ai pavarësisht se kritikonte qeverinë PDK-LDK, vlerësonte lartë figurën e Isa Mustafës, por jo edhe ato të komandantëve të luftës – siç quhen rëndom liderët e PDK, AAK dhe NISMA nga mediat perëndimore, informon foldrejt.com.

Vlerësime për Isa Mustafën si kryeministër

Në kohën kur media gjermane shkruan ashpër për liderët e “Krahut të luftës,” ndryshe e vlerëson Isa Mustafën si kryeministër në 2017. 

“Në fakt për kryeministrin Isa Mustafa nuk ke për çfarë ta akuzosh shumë. Gjatë periudhës së tij ekonomia kishte ngritje, ai “rrëmbeu” projekte që e afruan më afër Kosovën me Europën dhe që duhej të vinte deri te liberalizimi i vizave. Por kjo dështoi pasi nuk u ratifikua demarkacioni me Malin e Zi dhe mbrojtja e minoritetit serb. Megjithatë ata u bllokuan pasi kundërshtarët bile hodhën gazlotsjellës në parlament,” shkruante Der Spiegel për Isa Mustafën.

Komandantët e UÇK kundër Intelektualëve 

Që pas mbarimit të Luftës së Kosovës problem për SHBA dhe BE kanë qenë kryesisht partnerët e bisedimeve me ish komandantët e UÇK. Elita intelektuala si p.sh. Ibrahim Rugova, simboli i rezistencës paqësore kundër Serbisë, u zëvendësuan me Komandatët e UÇK. Rezultati: Kosova vijon të jetë streha e trafikimit të drogës dhe lëndëve narkotike dhe përkundër ndihmave prej miliarda eurove, vendi është me papunësi alarmante prej 70 përqind dhe rrogë mesatare prej 400 eurosh. Si pasojë, në Kosovë është rritur edhe fundamentalizmi i financuar nga Arabia Saudite, shkruan SPIEGEL duke drejtuar gishtin kundrejt lidershipit të PDK. 

Në fund “Der Spiegel” shkruan se “Krahu i luftës” mund t’ia dalë edhe njëherë me fitore për shkak se shumë votues janë pjesë e administratës shtetërore, por shpresa ekziston te të rinjtë ndër 30 vjet që përbëjnë 60 përqind të popullatës vendase.

“Ata mund ta votojnë të gjithë VETËVENDOSJEN e Albin Kurtit, një burrë i pavarur dhe radikal, i cili u lëshua nga burgjet serbe në fillimet e 2000. Kurti nuk u frikësohet as forcave politike në Kosovë dhe as në BE. Ish lideri studentor vlen si i pavarur dhe i pakorruptueshëm. Pra ka gjasa për ndonjë befasi në zgjedhjet e Kosovës,” e përmbyll shkrimin media gjermane.

Poashtu edhe prestigjiozja austriake Der Standard, në 2015, fliste plot ditirambe për Albin Kurtin.

“Albin Kurti nuk mund të krahasohet me ish luftëtarët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Ai ishte një udhëheqës studentor, intelektual, ai citon Hegelin dhe ka pamjen e ekzistencialistëve francez. Ai ka teorinë se prezenca ndërkombëtare në Prishtinë e ka kthyer Kosovën në një “kvazi koloni”. Nuk i intereson lufta për pushtet dhe pasurimi. Albin Kurti ka Street-Credibility. Partia e tij ka projektin e Shqipërisë së Madhe, përkundër ndalimin me ligj,” shkruante gazetarja e Der Standard, Adelheid Wolfl, e cila njeh mjaft mirë rajonin ballkanik.

Përfundimi

Në fakt Kosova ka vetëm një plan A, atë të integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Më së miri vlerat perëndimore zotërohen nga liria e medias dhe me çrast mediat janë promotore të vlerave perëndimore. Atëherë kur mediat më të mëdha gjermanofone shkruajnë me respekt të veçantë për Isa Mustafën e LDK-së dhe Albin Kurtin e Vetëvendosjes, shfaqen detyrimi që këto dy udhëheqës të tejkalojnë ndasitë e vogla dhe për të mirën e vendit t’i thonë pro koalicionimit parazgjedhor.

Vetëm kështu mund të shpresohet për një Kosovë me më pak korrupcion dhe më shumë shpresë për të mos emigruar./Foldrejt.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat