"Zgjedhjet duhet të mbahen kah gjysma e muajit tetor"

Aktuale

"Zgjedhjet duhet të mbahen kah gjysma e muajit tetor"

Nga: H.O. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:20
Ilustrim

Profesori dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani në një prononcim për “Bota sot” thotë se Kosova është lodhur nga zgjedhjet e kota, që nuk po sjellin rend dhe ligj.

Image

Sipas tij, zgjedhjet e reja duhet të mbahen kah gjysma e muajit tetor, ndërsa Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po i zvarrit ato qëllimisht.

“Kosova është e lodhur nga zgjedhjet e kota që nuk po sjellin rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen shëndetësore adekuate, zgjedhjet nuk kanë demonstruar zgjedhjen por vetëm kontrollin ndaj parasë publike dhe punësimin në aparatin shtetëror, zgjedhjet duhet të mbahen më së largu kah gjysma e muajit tetor, nuk duhet zvarrit më, e vërteta është se është vonuar me shpalljen e zgjedhjeve nga Presidenti qëllimshëm, nuk ka pas nevojë që të shpërndahet Kuvendi nga kuvendarët, por këtë është dasht ta bëjë Presidenti menjëherë kur u deklarua me shkrim PAN”, thekson Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat