Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, Hoxhaj reagon ashpër ndaj serbëve

Aktuale

Sulmi ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë, Hoxhaj reagon ashpër ndaj serbëve

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 21:38
Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj sulmit që serbët bënë ndaj Konsullatës së Kosovës në Danimarkë.

Hoxhaj u shpreh se ata mund të dëmtojnë emblemën e Kosovës, por jo atë që ajo përfaqëson.

Përmes një postimi në Twitter Hoxhaj tha se Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008.

“Vandalët serbë sulmuan sot Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Danimarkës. Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson. Kosova është shtet i pavarur, sovran dhe demokratik që nga viti 2008. Serbia dhe huliganët e saj më mirë të mësohen me këtë realitet”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat