Hoti i Nismës: Koalicioni i gabuar i LDK-së me PDK-në, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga Kosova

Aktuale

Hoti i Nismës: Koalicioni i gabuar i LDK-së me PDK-në, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga Kosova

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:49
Deputeti i Nismës, Enver Hoti

Deputeti i Nismës, Enver Hoti ka akuzuar koalicionin e dikurshëm PDK-LDK për mos liberalizim të vizave.

Përmes një postimi, Hoti tha se ata që akuzojnë VV-në, AAK-në dhe Nismën duhet të thonë se koalicioni i gabuar mes LDK dhe PDK-së bëri që 150.000 qytetarë të largohen nga Kosova.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Enver Hotit:

Ata që po i akuzojnë VV-në, AAK-në e NISMËN për mos liberalizimin e vizave, para se ta bëjnë ketë duhet ta thonë se koalicioni i gabuar i LDK-së me PDK-në, bëri që rreth 150.000 qytetarë të ikin nga RKS ku disa prej tyre gjetën dhe vdekjen në lumin Tisa.

Dhe jo vetëm kaq, por që dy mandate në krye të institucioneve kryesore sollën individ që nuk u koordinuan për asnjë interes të kombit!

Populli nuk është pa njerëz që kanë kujtesë të kthjelltë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat