Zyrtari i lartë i PDK-së: Albin Kurti për pushtet është në gjendje të takohet edhe me vrasësin e Astrit Deharit

Aktuale

Zyrtari i lartë i PDK-së: Albin Kurti për pushtet është në gjendje të takohet edhe me vrasësin e Astrit Deharit

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:58
Haliti dhe Muhaxheri

Ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje tashmë zyrtar i PDK-së, Arton Muhaxheri ka thumbuar dikur ish kryetarin e tij në LVV, Albin Kurtin.

Muhaxheri për Kurtin ka thënë se për pushtet, është në gjendje të takohet edhe me vrasësin e Astrit Deharit siç e akuzonte vet tashmë profesorin Mustafa.

“Duke e njohur mirë Albin Kurti konsideroj se eshte politikani me ekstremist që ka skena politike në Kosovë, ai për pushtet është në gjendje të takohet edhe me vrasesin e Astrit Deharit siç e akuzonte vet tashmë profesorin Mustafa”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka thënë se vdekja e Deharit u përdor si instrument manipulimi për ti arritur Albini qëllimet e veta

“Vdekja e Astrit Deharit u përdor si instrument manipulimi për ti arritur Albini qëllimet e veta. Sot jo vetëm që Albini nuk kërkon drejtësi për Astritin por i njejti takohet me “vrasësin” e tij”, ka përfunduar shkrimin e tij ai.

Ja shkrimi i tij:

Duke e njohur mirë Albin Kurti konsideroj se eshte politikani me ekstremist që ka skena politike në Kosovë, ai për pushtet është në gjendje të takohet edhe me vrasesin e Astrit Deharit siç e akuzonte vet tashmë profesorin Mustafa.

Vdekja e Astrit Deharit u përdor si instrument manipulimi për ti arritur Albini qëllimet e veta. Sot jo vetëm që Albini nuk kërkon drejtësi për Astritin por i njejti takohet me “vrasësin” e tij.

#hipokrit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat