Zeka: Ky bashkëpartiak i Kadri Veselit i tha Rugovës se nëse vjen të varri i Adem Jasharit të vrasë!

Aktuale

Zeka: Ky bashkëpartiak i Kadri Veselit i tha Rugovës se nëse vjen të varri i Adem Jasharit të vrasë!

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:18
Ibrahim Rugova

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur për raportet e tij me presidentin e ndjerë të vendit, Ibrahim Rugova.

Zeka ka thënë në emisionin “Pressing”, se Rugova e kishte përzgjedhur për drejtor të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ai po ashtu ka deklaruar se me ish-kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka pasur shumë takime.

“Në vizitën e parë zyrtare në jetën e tij, ka ardhur në Oslo, te unë, në vitin 1990 apo 91”, ka treguar Zeka.

“E kam takuar me personalitetet më të larta norvegjeze”, ka bërë të ditur deputeti i Kuvendit të Kosovës.

“Prej Oslos kemi shkuar në Stokholm. Ishte hera e parë që presidenti Rugova takonte një personalitet aq të lartë sa ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margaretha af Ugglas”, ka kujtuar Zeka.

“Unë kam qenë përkthyes. Rugova deklaroi: Ose do ta ndihmoni popullin tim për t’u çliruar nga Serbia, ose do të bëhet bazeni i gjakut deri në gju”, ka treguar Zeka.

Sipas Zekës, Rugova ka qenë shumë “radikal”. Ai ka akuzuar rrethin e Rugovës se e kanë dëmtuar presidentin e ndjerë.

“Këta zhapinat, hardhucat, që i ka pasur rreth e rreth vetes, që gjysma kanë qenë njerëz të UDB’së, e kanë shafitur Rugovën”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për mos shkuarjen e Rugovës të varri i Adem Jasharit.

Sipas tij, atij i kanë se mund të vritej nëse e kalon “Kronin e Mbretit”.

“Sami Lushtaku i ka thonë nëse kalon Kronin e Mbretit të vraj. Qështu kam dëgju. Baci Rifat i ka qu fjalë dhe i ka thonë të pres…”, ka thënë Zeka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat