Teologu Hamiti i drejtohet politikanëve: Premtimeve tuaj të vjetra dhe bajate...

Aktuale

Teologu Hamiti i drejtohet politikanëve: Premtimeve tuaj të vjetra dhe bajate...

Nga: A.M. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 23:31
Xhabir Hamiti

Teologu Xhabir Hamiti, ka një lutje për politikanët.

Hamiti me një shkrim të gjatë ka kërkuar nga ata të mos e gënjejnë elektoratin.

Ai në fund të shkrimit ka dhënë një mesazh për politikanët, ai ka shkruar se “premtimeve tuaj të vjetra dhe bajate, edhe me tutje do të ju besojnë vetëm të verbëritë dhe të shurdhëritë!”

Shkrimi i plotë:

LUTJE per politikanet e vendit, natyrisht me perjashtime:

-Mos vazhdoni qe edhe me tutje ta genjeni popullin, por behuni me te sinqerte, sepse deri me sot me genjeshtra i keni tejkaluar çdo kufi!
-Mos vazhdoni ti premtoni popullit gjera, te cilat edhe vet i dini se jane absurde dhe te paarritshme ne kushtet, rrethanat dhe kohen ne te cilen jetojme !
-Mos u paraqitni edhe me tutje si engjuj para elekoratit,vetem sa per fituar vota e sa per tu akomoduar ne zyre te qeverise e te parlamentit!
-Mos i perdorni te vdekurit dhe deshmorët, duke u paraqitur para popullit, se gjeja ju jeni pikerisht ata qe po i perfaqesoni vlerat per te cilat ata rane, sepse, po te jete mundesia e zgjimit te tyre nga varri, shume prej juve qe deri me sot jeni thirrur ne emerin e tyre, ndoshta edhe do te ju ekzekutonin per gjendjen e mjere qe e keni krijuar ne vend!
-Mos u mundoni me u arsyetuar para popullit, se gjeja e keni pasur dertin e tyre, sepse deri me sot, gjithnje me perjashtime, shumica keni treguar vetem egoizem, klientizem, nepotizem, oligarki, nderskamcëri, gllabrim te pasurise shoqerore, etj.etj.!
-Mos e mashtroni edhe me tutje popullin me zhvillimin e ekonomise si dhe krijimin e vendeve te punes, sepse deri me tani vende pune e standard te jetes per qytetaret nuk keni krijuar! Vend pune keni gjetur brenda institucioneve vendore si dhe ne konsulata e amabsada te Kosoves vetem per kusheri, teze, daje, motra, vellezer, dashnore si dhe militant tuaj partiak, shumica e tyre te papergatitur profesionalisht dhe jo meritor.
-Mos e genjeni popullin duke ju dhene premtime boshe, se gjeja ju do ta luftoni dhe do ta çrrenjosni korrupcionin, kur shumica e juaj deri me sot jeni vet mbjelles te tij. Ai qe vet nuk ka drite, as te tjereve nuk mund ti dhuroje drite.
-Mos vazhdoni te premtoni, se gjeja do te jeni ju ata qe do te beni permiresimin e kushteve shendetesore, kur deri me sot nuk keni arritur te krijoni sigurim shendetesor per qyetaret e vendit tuaj, dhe kur njerezit ende i blejne barerat me huazim parash, ose me emrin e lene ne listen e borxhlinjeve !!
-Mos i premtoni edhe me tutje popullit, se kinse ju do te jeni ata qe do te permiresoni arsimin, shtyllen kryesore te te ardhmes se shoqerise, kur deri me sot shumica e juaj ishit ata te cilet e lejuat dhe mbeshtetet prodhimin e kuadrove gjysme-anaflfabete si dhe plagjiate te panumert.
-Mos i thoni popullit, se ju do te jeni ata qe do te thirreni ne drejtesi, kur deri me sot nuk keni treguar respekt per te, sepse shumehere e keni lejuar neperkembjen e saj dhe e keni bere llastik, sipas interesave te individeve dhe grupeve te caktuara .
-Mos vazhdon te jepni premtine boshe, se kinse ju do te jeni ata qe do ta luftoni narkomafine, kur deri me sot keni lejuar qe mira femije te moshes te njome te helmohen me lloje te ndryshme te drogave, e bashke me ta edhe mira prinder i keni bere te jetojne ne vuajtje e dhimbje, per gjendjen e mjeruar te varesise se femijeve te tyre nga substancat narkotike.

PRANDAJ, premtimeve tuaj te vjetra dhe bajate , edhe me tutje do te ju besojne vetem te verberit dhe te shurdherit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat