Veseli për Arbën Xhaferin: La gjurmë të mëdha në historinë shqiptare

Aktuale

Veseli për Arbën Xhaferin: La gjurmë të mëdha në historinë shqiptare

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 09:48
Arben Xhaferi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kujtuar ish-kryetarin e PDSH-së në Maqedoni Arbën Xhaferin, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Xhaferi ka lënë gjurmë të mëdha në historinë shqiptare, jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar.

Tutje ka shkruar se, Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare

Postimi i plotë në Facebook:

7 vjet më parë u nda nga jeta miku im, Arbën Xhaferri, i cili ka lënë një gjurmë të madhe në historinë shqiptare jo vetëm si politikan, por edhe si shkrimtar, gazetar dhe intelektual i shquar. Arbën Xhaferi kujtohet me mirënjohje për aktivitetin e tij patriotik duke u angazhuar me përkushtim çështjes kombëtare gjatë gjithë jetës së tij.

Ai njihet gjithashtu edhe për punën e palodhur që ka bërë në kultivimin e vlerave të lirisë e demokracisë duke këmbëngulur që kombi ynë të mbaj orientimin gjeopolitik drejt Perëndimit, i cili është edhe vizioni im. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat