Haradinaj: Arbën Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë

Aktuale

Haradinaj: Arbën Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 10:48
Arbën Xhaferi

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferit, ka thënë se ishte lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, i cili do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se Arbën Xhaferi shënon kthesë në avansimin e të drejtës shqiptare.

“Arbën Xhaferi ishte personaliteti që gjithë jetën e tij ia dedikoi kauzës sonë, të drejtave të ligjshme të popullit tonë. Sot në përvjetorin e shtatë të vdekjes së tij, Arbën Xhaferin e kujtojmë si veprimtar, atdhetar dhe politikan, që dëshmoi se identieti ynë, e drejta jonë, peshojnë më shumë se çkado tjetër në jetën e njeriut. Lider i pakompromentuar dhe me ideale të larta, Xhaferi do të kujtohet përherë si mendimtar i lirisë, që u bë zë dhe udhërrëfyes i shumë brezave”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat