Limaj dhe O’Connell flasin për zhvillimet politike në vend

Aktuale

Limaj dhe O’Connell flasin për zhvillimet politike në vend

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 12:11
Pamje nga takimi

Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend.

Limaj ka shkruar në Facebook se Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe.

“Pasi që është në përmbyllje të mandatit të tij shfrytëzova rastin ta falënderoj dhe t’i shpreh mirënjohje për angazhim të jashtëzakonshëm që ka pasur për këto vite në vendin tonë. Përkushtimi dhe angazhimi i tij ka thelluar marrëdhëniet Kosovë- Britani dhe ambasadori si njohës i mirë i Kosovës, ka ndihmuar shumë në të gjitha proceset që ka kaluar vendi në konsolidimin e vazhdueshëm. Ambasadorin Britanik e njoftova me qëndrimin e Nismës Socialdemokrate se në situatën e krijuar zgjidhja më e mirë janë organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Kosova është e bekuar që ka miq të tillë siç është Britania e Madhe”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat