Haradinaj: Servilëve udha e mbarë

Aktuale

Haradinaj: Servilëve udha e mbarë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:24
Fotoja e publikuar nga Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur akuzave se ka rrezikuar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët perëndimor, duke thënë se raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin.

Haradinaj ka thënë se miqësia me aleatët perëndimor, për mua dhe AAK-në është e përhershme dhe e shenjtë.

“Raportet tona me partnerët kanë për bazë sinqeritetin, jo servilizmin. Falë një marrëdhënie të këtillë, Kosovës iu besua krijimi i Ushtrisë, u ndalua copëtimi i Kosovës, u finalizua pronësia mbi Trepçën 100 % Kosovës, si dhe tema të tjera. Servilëve, udha e mbarë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat