Haxhiu i kudërpërgjigjet Gecajt: Të ka tregu populli ku e ke vendin, as Isa nuk të ndihmon dot

Aktuale

Haxhiu i kudërpërgjigjet Gecajt: Të ka tregu populli ku e ke vendin, as Isa nuk të ndihmon dot

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:35
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu i është kundërpërgjigj zyrtarit të LDK-së Brajram Gecajt duke e quajtur shërbëtor të Isa Mustafës.

Ajo ka reaguar duke thënë se Bajram Gecajt, populli ia ka treguar vendin, dhe nuk e ndihmon dot as Isa Mustafa.

Postimi në Facebook:

Nuk kan thënë kot se ;nuk ka asgjë më vështirë se sa me qenë “i bab’s mirë dhe i sh’pisë mirë”.
Kjo mbase mund të ishte përgjigjja më e mirë për Bajramin e LDK- së së pasluftës , shërbëtorin e Isa Mustafës në këtë rast që paska marrë mundin me i ba një argat shefit të tij “shpëtimtarit të LDK - së e të Kosovës”.

Unë , Bajram , gjatë gjithë jetës kam vjelë vetëm frutin nga djersa ime,me mundin tim intelektual e njerëzor gjithmonë në shërbim të brezave dhe vendit tim, (natyrisht për aq sa kam patur mundësi)ndërsa “kullotjen” të lutem mbaje për veten dhe ndërgjegjen tuaj.
E sa për lexim,kujtoj se janë qytetarët dhe të diturit ata që e bëjnë vlerësimin.

Ty Bajram të ka tregu populli ku e ke vendin në zgjedhjet e fundit, sa të duash..., as Isa nuk të ndihmon dot.

Kujtojme se, Bajram Gecaj ka thënë se Teuta Haxhiu, nuk e ka aftësinë intelektuale për ta lexuar drejt një deklaratë, pasi që e rëndësishme për ta është vetëm të vazhdojnë “kullotjen” edhe për një kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat