Eksperti i ekonomisë tregon a duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë?

Aktuale

Eksperti i ekonomisë tregon a duhet të hiqet taksa ndaj Serbisë?

Nga: A.SH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:40
Mustafë Kadriaj

Që nga vendosja e taksës nga ana e Kosovës ndaj mallrave serbe, vazhdimisht janë bërë përpjekje për heqjen e saj. Së fundi vendet e Qunitit kanë kërkuar nga Kosova të heqë taksën dhe t’i japin përparësi dialogut.

Ndërsa, njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, taksa duhet të hiqet sepse ka dhënë efektin politik dhe ekonomik duke i treguar shtetit serb që duhet të largohet nga mentaliteti i shekullit të kaluar, njëherësh përveç dëmit të drejtpërdrejt ekonomik ka senzibilizur konsumatorin vendor që barkodi 860 nuk kërkohet më dhe tani e tutje çdo vazhdim është i dëmshme për Kosovën sepse ka dëmtuar shumë raportet e Kosovës me miqtë ndërkombëtar.

“Meqë tani kemi qeveri në dorëheqje dhe kryeministri në dorëheqje Haradinaj e ka bërë këtë populizëm për të iu kthyer në votë, tani ka pak shpresa për largim të taksës deri në qeverinë e re që potencialisht deri në nëntor eventualisht në janar të vitit të ardhshëm duke marr parasysh që ngërçet politike që mund të ndodhin siç jemi mësuar tanimë me to”, është shprehur Kadriaj.

Sipas tij, kryeministri i ardhshëm punën e parë që duhet të bërë është ta largoi taksën ndaj Serbisë dhe njëherit t’i jepet përparësi dialogut dhe të kthen besimin e Kosovën tek miqtë ndërkombëtar.

“Kryeministri i ardhshëm duhet të mendoi për politika ekonomike, për bashkëpunim ekonomik ndërkombëtar dhe rajonal e më e pakta të merremi me masa të reciprocitetit sepse si vend me ekonomi të dobët nuk jemi komod për veprime të tilla që për interes personal apo partiak të dëmtohet perspektiva e qytetarëve dhe Kosovës si shtet”, ka thënë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat