Lirimi i Morinës, pëlcet Daçiqi

Aktuale

Lirimi i Morinës, pëlcet Daçiqi

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:30
Tomor Morina

Shefi i diplomacisë serbe e ka quajtur vendim politik lirimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Tomor Morina, i arrestuar nga autoritetet maqedonase me kërkesë të Serbisë për kinse krime lufte.

Ish-ushtari i UÇK-së dje është liruar nga burgu i Shutkës dhe ka hyrë në Kosovë, pasi gjykatat në Maqedoni vendosën mos ta ekstradojnë në Serbi.

“Dështimi i Maqedonisë së Veriut për ekstradimin e ish-anëtarit të UÇK-së Tomor Morina në Serbi është një vendim politik”, tha Ivica Daçiq.

"Nëse dikush është në kërkim për arrestim nga Interpoli, çfarë mund të mendojë, nëse do ta dorëzojë atë, apo jo? Ekzistojnë padyshim arsye politike për një gjë të tillë," shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat