Nënkryetarja e të rinjve të AAK-së: Në këtë fazë, kemi dy lloje të ofertave politike

Aktuale

Nënkryetarja e të rinjve të AAK-së: Në këtë fazë, kemi dy lloje të ofertave politike

Nga: D.RR Më: 15 gusht 2019 Në ora: 14:38
Erblina Tahiraj

Nënkryetarja e të rinjve të AAK-së, Erblina Tahiraj, përmes një postimi në Facebook ka “thumbuar” LDK-në, PDK-në dhe Vetëvendosjen, duke thënë se ato po i frikësohen zgjedhjeve.

Teksa ka shkruar se njërës parti i mungon lideri dhe kandidati për kryeministër, ndërsa tjetrës i kanë humbur gjasat për fitore, Tahiraj thotë se AAK nuk frikësohet nga zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Në këtë fazë nëpër të cilën po kalon shteti ynë, kemi dy lloje të ofertave politike.

Në njerën anë AAK-ja dhe kryeministri Haradinaj, të cilët po kërkojnë t’i nënshtrohen sa më parë vullnetit qytetar, përmes zgjedhjeve të lira dhe në anën tjetër subjektet e tjera politike të cilat po i frikësohen zgjedhjeve, SEPSE

1. Njëri subjekt ka kryetar, por nuk ka as lider e as kandidat për kryeministër.

2. Subjekti tjetër zvarritet në stilin e gjarprit bashkë me “gjarpërin” për t’i shtyer zgjedhjet, ngase e din që iu ka ardhur fundi.

3. Të tjerat, i luten dhe i përulen subjekteve të mëdha për koalicion, duke parë se të vetëm, nuk kanë gjasa për fitore.

Tani vlerësojeni vet, se cila parti politike po kujdeset për mirëqenien dhe demokracinë brendashtetërore?!
AAK-ja që me dëshirë kërkon zgjedhje apo partitë tjera që po bëjnë eskivazhe për të manipuluar vullnetin qytetar?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat