Deputeti i VV-së: Qyqarllëk të goditen policët që veç kanë zbatuar urdhërat e Thaçit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Qyqarllëk të goditen policët që veç kanë zbatuar urdhërat e Thaçit

Nga: A.M. Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:19
Xhelal Sveçla

Inspektorati Policor i Kosovës ka ngritur kallxim penal ndaj 22 policëve të përfshirë në rastin e arrestimit dhe dëbimit të jashtëligjshëm të 6 shtetasve turq më 29 mars të vitit të kaluar.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook, ka shkruar se  është jashtëzakonisht dëshpëruese dhe e papranueshme që akterët më të dobët të vihen para ligjit duke anashkaluar e amnistuar të fortit që janë përgjegjësit kryesorë, si Hashim Thaqi dhe dy drejtorët, ai i AKI-së dhe Policisë.

Po ashtu, ai e ka quajtur qyqarllëk të goditen policët që veç kanë zbatuar urdhëratë e Thaçit dhe njerëzve të vet.

Postimi i plotë:

Sapo mora lajmin që Inspektoriati Policor i Kosovës ka ngritur kallxim penal ndaj 22 policëve të përfshirë në rastin e arrestimit dhe dëbimit të jashtëligjshëm të 6 shtetasve turq më 29 mars të vitit të kaluar.

Sa është mirë që veçse kanë filluar procedurat për ti vënë para drejtësisë përgjegjësit për shkeljet e shumta të ligjit, është jashtëzakonisht dëshpruese dhe e papranueshme që akterët më të dobët të vihen para ligjit duke anashkaluar e amnistuar të fortit që janē përgjegjësit kryesorë, si Hashim Thaqi dhe dy drejtorët, ai i AKI-së dhe Policisë. Po sikur në rastin e parë kur ndaj të dobëtit establishmenti vepronte me forcë, tash po përsëritet e njejta qasje, ndiqen zbatuesit dhe kursehen urdhërdhënësit, të cilët edhe kanë tentuar të përfitojnë nga ky veprim. Pa ndëshkuar Hashimin e njerëzit e tij, është qyqarllëk të goditen policët që veç kanë zbatuar urdhërat e tij. E poashtu as nuk pritet që ai të sillet me integritet e të marr përgjegjësit që i takojnë.

I bëj thirrje secilit nga këta 22 zyrtar policorë që mos të mbrojnë urdhërdhënësit, dhe apel të gjthë zyrtarëve shtetëror që mos të zbatojnë urdhëra të jashtëligjshëm që vijnë nga kushdo, përfshirë Presidenti i skaduar apo cilido kapës i shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat