Këshilltari i Veselit i ashpër me Haradinajn: Qysh more... - Bota Sot
Këshilltari i Veselit i ashpër me Haradinajn: Qysh more...

Aktuale

Këshilltari i Veselit i ashpër me Haradinajn: Qysh more...

Nga: A.ZH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 17:54
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Kryeministri i dorëhequr Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova do t’ia japë tregun Serbisë, kur kjo e fundit të njoh pavarësinë e vendit tonë.

Ndaj kësaj deklarate të Haradinajt, ka reaguar Blerim Latifi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Latifi në një postim në Facebook, i ka thënë Haradinajt se tregjet nuk jepen, por ato hapen, përcjell Bota sot.

Sipas Latifit, në Kosovë po jetohen ditë të këqija për logjikën.

Reagimi i plotë i Latifit:

Ramushi paska thanë prapë: Kur t’na njeh Serbia, ne ia japim tregun!

Qysh more jepet tregu? Tregjet hapen, por nuk jepen! Me ia dhanë tregun e shtetit një shteti tjetër, do të thotë të pushtohesh ekonomikisht prej tij dhe rrjedhimisht prodhimi vendor të ulet në shkallën zero.

Vërtet ditë të këqija për logjikën po jetojmë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...