Edhe një reagim i ashpër kundër Haradinajt: Po kush të tha me e përdor këtë shprehje?!

Aktuale

Edhe një reagim i ashpër kundër Haradinajt: Po kush të tha me e përdor këtë shprehje?!

Nga: A.ZH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 18:25
Ramush Haradinaj

Edhe Petrit Zogaj nga shoqëria civile, i ka reaguar kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj, për deklaratën e tij të fundit.

Haradinaj ka thënë se dialogu me Serbinë duhet të fillojë menjëherë dhe se Kosova “do t’ia japë tregun” Serbisë, pasi kjo e fundit të njoh shtetin tonë.

E me shprehjen për “dhënien e tregut Serbisë”, nuk po pajtohet as Zogaj, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, Zogaj ka pyetur se kush i ka thënë Haradinajt ta përdorë këtë shprehje.

Sipas tij, për tregti duhen marrëveshje, e jo vetëm njohja.

Reagimi i Zogajt:

Po kush ke ajo mendje që i ka thënë Haradinajt me e përdorë këtë shprehje ‘ja japi tregun pas njohjes.’ O Ramush, as tregu nuk i jepet dikujt veç pse të njeh, duhet marrëveshje, që në mes tjerash siguron tregtinë e lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat