Thaçi nuk emëron kryeinspektorin e AKI’së

Aktuale

Thaçi nuk emëron kryeinspektorin e AKI’së

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 20:23
Foto ilustrim

Kabineti i Ramush Haradinajt ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi

Emri i tij figuron në faqen zyrtare të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Por, Shkëlzen Sopjani ka muaj që nuk është më kryeinspektor i AKI’së.

E për t`ia vazhduar edhe një mandat insistoi Ramush Haradinaj.

Kabineti i Ramush Haradinajt, në një përgjigje zyrtare për T7, ka treguar që emrin e Shkëlzen Sopjanit e ka propozuar tek presidenti Hashim Thaçi.

Kjo zyrë thotë që ka kryer punën e saj, ndërkaq tashmë përgjegjësia është mbi Presidencën.

E zyra e presidentit ka heshtur në lidhje me këtë emërim.

Ndërkaq, dikush që njeh mirë fushën e sigurisë po thotë se periudha kohore në të cilën gjendet Kosova mund t’i krijojë mundësi AKI’së për keqpërdorime.

Sipas Nuredin Ibishit, mungesa e kryeinspektorit në AKI, jep hapësirë për papërgjegjësi të këtij institucioni.

Ligji për Agjencinë e Inteligjencës,  precizon se Presidenti së bashku me Kryeministrin është dashur që ta emëronin Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë.

Kjo pozitë ka pësuar që tashmë është pa përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat