Molliqaj tregon a u takua me Thaçin për krijimin e një Qeverie teknike

Aktuale

Molliqaj tregon a u takua me Thaçin për krijimin e një Qeverie teknike

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:27
Dardan Molliqaj

Deputeti i Partisë Sociale Demokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai ka thënë se PSD do t’ia dalë shumë mirë në zgjedhje.

“Ne do t’i fitojmë hiq më pak se 10 deputetë”, ka thënë Molliqaj në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Kurse, i pyetur nga analisti politik, Imer Mushkolaj se a ka pasur takim me Hashim Thaçin për formimin e Qeverisë Teknike, ai ka thënë se ky është spekulim.

“Absolutisht nuk ka ndodhur takimi me Hashim Thaçin”.

Duke folur për koalicione parazgjedhore, Molliqaj tha se do të hyjnë në koalicion vetëm me partinë fituese.

PSD ditë më parë ka bërë të ditur se kanë vija të kuqe për PDK-në, kurse për partitë tjera janë të hapur për bashkëpunim.

Zgjedhjet e parakohshme, do të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Haradinaj ka dhënë dorëheqje pas ftesës që ka pranuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ai para mediave kishte thënë se dorëheqje ka dhënë për ta ruajtur nderin e Kosovës, dhe për t’u paraqitur në Gjykatën Speciale si qytetar i thjeshtë.

Ndryshe, shpërndarja e Kuvendit të Kosovës do të bëhet më 22 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat