Ish-ushtarët e UÇK’së Veselit: Djali i dëshmorit shkoi te varri i babës, u përshëndet dhe iku në gurbet

Aktuale

Ish-ushtarët e UÇK’së Veselit: Djali i dëshmorit shkoi te varri i babës, u përshëndet dhe iku në gurbet

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 21:30
Ish-ushtari i UÇK’së

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli, po bën fushatë vazhdimisht, edhe pse ende nuk është shpërbë Kuvendi. Veseli, tash në kohën e fushatës, është kujtuar që t’i vizitojë bashkëluftëtarët e tij. Por, njëri nga bashkëluftëtarët, iu ankua Veselit me histori të dhimbshme se si një djalë dëshmori u përshëndet me varrin e babit të tij dhe mori rrugën e kurbetit.

Edhe pse partia e Veselit është në pushtet nga viti 2007, Veseli premtoi përsëri punësim për të rinjtë.

“Ikja e të rinjëve është një plagë, po na ikin të rinjtë e qytetarëve tanë. Po ju jap fjalën, të gjithë fuqinë e shtetit do ta orientojmë drejt punësimit”, tha Veseli.

Derisa njëri nga bashkëluftëtarët i tregoi Veselit rastin e djalit të dëshmorit që mori rrugën e kurbetit.

“Unë vet e kam pa fëmijën e dëshmorit me flamur kombëtar dhe me flamur të UÇK’së, shkon te varri i babës, përshëndetet me varrin e babës dhe ia mësyn kurbetit”, u ankua bashkëluftëtari i Veselit.

Veseli shkruajti në Facebook se si u trishtua kur dëgjoi historitë e emigrimit të të rinjve kosovarë, problemet me korrupsion e nepotizëm. Sikur këto probleme nuk vareshin që 12 vjet nga partia që udhëheqë Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat