Zbulohet se kush e përkrah financiarisht Vetëvendosjen

Aktuale

Zbulohet se kush e përkrah financiarisht Vetëvendosjen

Nga: A.ZH Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:21
Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje, është partia politike me më së shumti donacione.

Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtari i kësaj partie Arbër Zaimi, i cili ka thënë se VV-ja është subjekti më transparent përmes donacioneve të anëtarëve dhe të mbështetësve, përcjell Bota sot.

Ai ka treguar se deputetët e VV-së, dhurojnë një pjesë të rrogës së tyre për Lëvizjes, e këtë gjë Zaimi e ka quajtur “praktikë shembullore”.

Postimi i Zaimit:

Lëvizja VETËVENDOSJE!, subjekti më transparent, i cili financohet nga donacione të vogla, por të shumta.

Vetëm kështu mund të ndërtohet një subjekt politik i pavarur nga korporatat e nga krimi, kur shpenzimet i mbulon me donacione nga anëtarët dhe mbështetësit.

Falënderime shkojnë edhe për ata deputetë që një pjesë të rrogës së tyre e dhurojnë për Lëvizjen, sipas praktikës shembullore të deritashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat