Kadrijaj: Gjykata Speciale do të dështojë

Aktuale

Kadrijaj: Gjykata Speciale do të dështojë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 22:35
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur padrejtësi të madhe ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të paraqitet në këtë gjykatë, megjithatë ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese.

Kadrijaj ka thënë se kjo gjykatë do të dështojë meqë, sipas saj, nuk ka çfarë të thuhet dhe të dëshmohet përveç pastërtisë së luftës së UÇK’së.

Kadrijaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka theksuar se më 22 gusht Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ajo ka deklaruar se AAK’ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat