Pesë orë pritje në Merdare edhe në këto orë të vona

Aktuale

Pesë orë pritje në Merdare edhe në këto orë të vona

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 00:14
Merdare

Vazhdojnë pritjet dhe kolonat e gjata në dalje të Kosovës.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të ballafaqohen me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar statistikat e fundit të fluksit në pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtyre statistikave pritje më të madhe ka në dalje të Kosovës.

Pavarësisht orëve të vona, bashkatdhetarët në Merdare në dalje të Kosovës janë duke pritur deri në pesë orë ndërkaq kolona ka arritur deri në një kilometër.

Ndërkaq në dalje të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, bashkatdhetarët janë duke pritur deri në tre orë, ndërkohë që kolona ka arritur deri në 300 metra.

Në bazë të këtyre statistikave, edhe te Dheu i Bardhë ka pritje në dalje të Kosovës. Atje qytetarët janë duke pritur maksimumi 40 minuta.

Ndërsa në pikëkalimin kufitar në Muçibabë, qytetarët janë duke pritur 20 minuta për të dalë nga Kosova.

Image

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nëpër të gjitha pikëkalimet e tjera kufitare, pritja nuk është më e gjatë se 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat