Krasniqi: Specialja është arsyeja pse Thaçi e mbështeti ndryshimin e kufijve

Aktuale

Krasniqi: Specialja është arsyeja pse Thaçi e mbështeti ndryshimin e kufijve

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 00:21
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, i ftuar në emisionin “Pressing” , ka treguar dyshimet e tij se pse bisedimet e Kosovës me Serbinë kanë kaluar nga niveli teknik në atë politik. E ai shtoi se ka dyshimet e veta se Hashim Thaçi mund të jetë i shantazhuar dhe është mundur t’i ikë Gjykatës Speciale

“Unë kam qenë kundër kalimit nga bisedime teknike në politike, unë kam qenë kundër bisedimeve politike” tha Krasniqi, duke shtuar se “vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që i dha të drejtë Kosovës në shpalljen e pavarësisë dhe një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e detyroi Kosovën që të bëjë bisedime teknike e jo politike”.

Ai tha se Thaçi i filloi bisedimet politike duke “argumentuar se e ka mbështetjen e Uashingtonit e Brukselit” duke shtuar se sikur Kosova të kërkonte të zhvillonte bisedime për t’u kthyer nën Serbi, SHBA’ja e BE’ja nuk do të kundërshtonin.

E pyetur se pse Hashim Thaçi i filloi këto bisedime, ai shtoi se frika më e madhe është Gjykata Speciale.

“Unë mendoj që një rol negative e ka edhe Gjykata Speciale. E konsideroj që përpjekja që dikush t’i ikë Gjykatës Speciale duke bërë manovrime të ndryshme, mendoj që e ka dëmtuar procesin politik. Kështu e shoh, ndoshta nuk kam të drejtë, por kam të drejtë ta them” tha ai, duke shtuar se personat e implikuar nga Gjykata Speciale nuk duhet të jenë pjesë e bisedimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat