Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit: Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë në Novobërdë provokim i madh

Aktuale

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit: Vendosja e flamurit të Kosovës në kalanë në Novobërdë provokim i madh

Nga: F. B. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 08:58
Ilustrim

Dioqeza e Rashkës-Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe ka vlerësuar se vendosja e flamurit të Kosovës në Kalanë e Novobërdës është një provokim i madh, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

Në një postim në rrjetin social Twitter dioqeza ka shkruar se bëhet fjalë për politizim të trashëgimisë kulturore.

"Në kalanë e lashtë të qytetit mesjetar serb Novobërdë dhe në mbetjet e manastirit ortodoks “Sveti Nikolla”, ku ditë më parë katolikët e Kosovës kanë shërbyer  një meshë këtyre ditëve është vendosur flamuri i Kosovës. Kjo formë e politizimit të trashëgimisë kulturore përbën një provokim të madh” ka shkruar një postimin e dioqezës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat